Me 27 vota “pro” u votua buxheti i Komunës së Tetovës! Këshilltarët e BDI-së ndonëse votuan “pro”, dolën me kritika

Me 27 vota “pro” u votua buxheti i Komunës së Tetovës! Këshilltarët e BDI-së ndonëse votuan “pro”, dolën me kritika

Me 27 vota pro u votua buxheti i komunës së Tetovës. Këtë radhë buxhetin e  votuan edhe këshilltarët e BDI-së, ndërsa sipas udhëheqësit të sektorit të financave buxheti për këtë vit është 49.3 milion euro bashkë me ndihmën financiare  që është dhënë nga ana e qeverisë nga kredia Hungareze. Por  edhe pse vet kryetari i komunës së Tetovës e paralajmëroi se komuna e Tetovës për këtë vit ka paraparë 40 mijë euro për akademinë shqiptare, në këtë buxhet nuk ka mjete të parapara enkas, por vetëm 50 mijë euro para që do të jepen për aktivitete kulturore dhe sportive.

Këshilltarët e BDI-së edhe pse votuan PRO buxhetit dolën me një komunikatë me të cilën akuzuan komunën e  Tetovës për keqpërdorime dhe mos realizim të projekteve që janë premtuar.

Ndryshe komuna e Tetovës do të duhet të marr 11.5 milionë euro nga kredia Hungareze. Kasami ka paralajmëruar një shkollë të mesme të re, rrjet të ri të ujësjellësit si dhe ndërtimin e disa rrugëve dhe kanalizimeve.

Advertisement
Advertisement