Mbyllet restorant Sole, pronari ju falemnderon që ishit klient besnik për 24 vite!
Pronari i restorant “Sole” në Tetovë dëshiron të ndajë disa mesazhe falënderimi me Ju që qëndruat besnik në shijen dhe shërbimin e restorantit përgjatë këtyre 24 viteve, duke falënderuar çdo klient, çdo bashkëpuntor si dhe çdo punëtor që ndër vite rrugët e kanë drejtuar tek restoranti me traditë të gjatë, “Sole” në Tetovë!
Ju informojmë se restoranti ynë dhe i Juaj “Sole” në Tetovë ka pushuar së ekzistuari, ku në të njëjtin lokacion do të rivendoset një restorant tjetër po aq kualitativ sa ish restorant “Sole”!
Ju jemi mirënjohës që gjatë këtyre 24 viteve arritëm të ju shërbejmë dhe dhurojmë përpos menysë edhe shumë dashuri dhe sot “ndahemi” me përshtypjet më të mira!
Stafi i restorant “Sole” në Tetovë bashkë me pronarin edhe njëherë ju urojnë më të mirat!