Makron: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Presidenti francez Emanuel Makron në bisedën e sotme me kryeministrin izraelit Bejnamin Netanjahu ka dënuar sulmet raketore të lëvizjes Hamas dhe ka vlerësuar se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”.

Siç është njoftuar nga Pallati i Eliseut, Makroni ka shprehur shqetësimin dhe për shkak të vuajtjeve të civilëve në Rripin e Gazës.

Advertisement

Përleshjet mes Izraelit dhe Palestinës zgjasin tashmë pesë ditë, ndërsa në anën palestineze kanë vdekur më shumë se 100 persona dhe tetë nga ana izraelite.

Advertisement
Advertisement