“Ma bëj hallall o bir, babit ia…”, vret veten shqiptarja në Greqi pas tradhëtisë! Mesazhi i fundit në Facebook drejtuar të birit

Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetvarur.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ku më pas u gjet edhe trupi i viktimës.

Në informacionet e sigurara nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe, thuhet se policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.

Advertisement

Duket se shkak i vetëvrasjes së 47-vjeçares ishin problemet familjare dhe tradhtia e të shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.

Advertisement
Advertisement