LSDM: Vendi në krizë ekonomike, qeveria e Mickoskit e paaftë në menaxhim

“Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se çmimet janë rritur për 5.2%. Krahasuar me janarin e vitit 2024, kostoja e jetesës është rritur për 4,9%”, thotë LSDM. “Këto të dhëna tregojnë paaftësinë e qeverisë së Mickoskit për t’u përballur me sfidat ekonomike. Në vetëm tetë muaj qytetarët janë sjellë në kolaps financiar. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë ushqimore po rriten jashtë kontrollit, faturat e energjisë elektrike po rriten, ngrohja është më e shtrenjtë dhe pagat po ngecin. Familjet luftojnë çdo ditë me kostot në rritje, ndërsa qeveria mbetet pa një strategji dhe një plan konkret se si të stabilizohet ekonomia. Paaftësia e Mickoskit po e shtyn vendin në krizë ekonomike. Jo vetëm që masat e shportës pësuan një debakli të plotë, por qeveria njoftoi një masë për ngrirjen e marzheve që ende nuk është miratuar sepse qeveria punon në interes të elitës dhe jo për qytetarët”, thuhet në reagimin e LSDM-së. LSDM thonë se duhet masa urgjente për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve. “Andaj edhe një herë apelojmë që të miratohet pakoja prej 7 masash që i propozojmë, të cilat menjëherë mund të sjellin lehtësim për qytetarët, uljen e çmimeve dhe rritjen e standardeve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *