Deputetja e LSDM-së Jovanka Trençeska përsëriti thirrjen drejtuar shumicës qeverisëse që të pranojë zgjidhjet e tyre ligjore për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike në 5% dhe heqjen e TVSH-së për ushqimin. Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë do t’u ndihmohet qytetarëve, të cilët, siç thotë ajo, mezi ia dalin dhe po përballen me kushte gjithnjë e më të vështira për jetesë. Ajo akuzoi se politika e qeverisë së Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së po çon drejt një krize ekonomike dhe pasigurie. Sipas Trençeskës, me zgjidhjet e propozuara nga LSDM-ja, përfitimet për qytetarët do të jenë të drejtpërdrejta dhe do të ndihen menjëherë. “Energjia elektrike do të bëhet 13% më e lirë – qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë në një faturë prej 3,000 denarësh. Më shumë se 600,000 familje do të kenë menjëherë fatura të reduktuara ndjeshëm për energjinë elektrike. Mbi 250 kategori produktesh ushqimore do të bëhen 5% më të lira. Kjo sjell një kursim të drejtpërdrejtë prej 2,000 denarësh në muaj ose 24,000 denarësh në vit”, tha Jovanka Trençeska – LSDM.
LSDM kërkon uljen e TVSH-së për rrymën dhe ushqim! Trençeska: Politikat e qeverisë po shtyjnë vendin në krizë ekonomike
Advertisement
Advertisement
Advertisement