Linjat e kuqe mbeten! Mucunski dhe Georgiev për herë të parë u ulën në tavolinë

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Timço Mucunski në margjina të Konferencës së sigurisë në Munih në bisedime me ministrin bullgar për punë të jashtme, Georg Georgiev. Ky është takimi i parë i dy ministrave pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Sofje, por që të dy palët mbeten në qëndrimet e tyre. Pala maqedonase me ndryshime kushtetuese me prapaveprim, ndërsa ajo bullgare se linjat e tyre të kuqe janë të qarta dhe nuk do të bëjnë më lëshime. Ndryshimet kushtetuese janë fakt, ndërsa qeveria aktuale po punon në këtë drejtim që të fitojë garance se nuk do të ketë biletarilizim të procesit. Këtë në intervistë për TVM e deklaroi ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas. Në konferencën e sigurisë në Munih, delegacioni maqedonas u udhëhoq nga kryeministri Mickoski, me të cilin përveç Mucunskin ishin edhe ministrat Toshkovski, Murtezani dhe Misajllovski. Mickoski nesër do të mbajë fjalim në konferenën ndërsa sot kishte takim me kryeministrin kroat Pllenkovq dhe kryesuesin Hojzgen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *