Ligji për gjuhët rreth 20 marsit, Kostadinovski: Pres që Kadriu dhe Ajdari të marrin pjesë në seancë

Ligji për gjuhët rreth 20 marsit, Kostadinovski: Pres që Kadriu dhe Ajdari të marrin pjesë në seancë

Seanca përgatitore për ligjin për gjuhët me shumë gjasa do të mbahet rreth 20 marsit pasi paraprakisht Komisioni i Venecias do ta dorëzojë këshillën miqësore. Tani për tani lista e pjesëmarrësve në këtë seancë ende nuk është dorëzuar, por, sipas kryetarit të gjykatës kushtetuese Darko Kostadinovski, kjo do të ndodhë në seancën e nesërme ku do të përcaktohen çështje kontestuese juridike si dhe pjesëmarrësit. Pritet që ftesë të marrin mbi 20 persona, kryesisht ekspertë të së drejtës kushtetuese, dorëzuesit e iniciativës si dhe përfaqësues të Komisionit të Venecias.

“Sa i përket Komisionit të Venecias, po, është dërguar letër, kemi përgjigje se këshilli miqësor do të miratohet në seancën që do të mbahet më 14 dhe 15 mars, që do të thotë se seanca përgatitore mund të pritet tashmë ditëve në vijim. Në listën që na e propozoi gjykatësi raportues, ka ndoshta mbi 20 emra, bëhet fjalë për ekspertë të së drejtës kushtetuese, ekspertë të së drejtës ndërkombëtare”, tha Darko Kostadinovski – kryetar i Gjykatës Kushetuese.

Pasi anëtarët e gjykatës, shqiptarët Osman Kadriu dhe Naser Ajdari nuk morën pjesë në seancën për ligjin për gjuhët që u mbajt para rreth 10 ditëve, ata paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë as në seancën përgatitore. Kostadinovski tha se pret që edhe ata të vijnë në seancë që t’i kryqëzojnë argumentet juridike.

“Nuk do të lejoj që gjykata të shantazhohet ose të bllokohet nga dikush. Kam edhe shpresë dhe pres se do të vijnë. Ne tashmë kemi debatuar në takimet e punës, është mirë që të përballen argumentet”, theksoi Kostadinovski.

Advertisement

Por ajo që janë përballur këtë vit janë presione të fuqishme politike, përpjekje për ndikim dhe manipulime nga partitë politike, mes tyre edhe nga kryeministri Mickoski, por edhe nga BDI.

“Duke i analizuar deklaratat të themi të kryeministrit i cili disa herë ka thënë se kush i ka zgjedhur gjykatësit kushtetues, nuk është relevante kush i ka zgjedhur, çdoherë ndonjë përbërje e Kuvendit do t’i zgjedh gjykatësit. Ndërsa për të tjerët edhe i pamë këtu dhe ato deklarata janë me të vërtetë të padenja dhe nuk kanë asnjë lidhje me standardet europiane, me sundimin e së drejtës”, shtoi Kostadinovski.

Kostadinovski në konferencën e sotme për media foli edhe për atë që është punuar këtë vit. Tha se Gjykata kushtetuese këtë vit në të cilin shënon 60 vjetorin, është përballur me shumë më shumë lëndë që kanë pasur epilog, por edhe në mënyrë të konsiderueshme më shumë nisma të parashtruara në krahasim me vitin paraprak.

Advertisement
Advertisement