Ligji për Gjuhët, Ademi: Edhe një presje po të shfuqizohet, mund ta zhvlerësojë tërë aktin ligjor, e lëre më 18 dispozita

Ligji për Gjuhët, Ademi: Edhe një presje po të shfuqizohet, mund ta zhvlerësojë tërë aktin ligjor, e lëre më 18 dispozita

“Roja e gjuhës” është nismë që mbron themelet e shtetit multietnik, thotë Arbër Ademi nga BDI, përcjell TV21. Ai përmes një deklarate pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të BDI-së në Reçicë të Vogël, tha se vetëm një presje nëse ndryshohet nga Ligji për Gjuhët, mund të zhvlerësojë tërë aktin.

VMRO-DPMNE, nën një kërkon që të shfuqizohet tërësisht, dhe nën dy kërkon me dhjetëra nene të shfuqizohen me dhjetëra dispozita të shfuqizohen të këtij ligji. Situatën më alarmanete e bëjnë njoftimet e vet gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku thonë jo 1 apo 2 dispozita, por 18 dispozita janë përgatitur nga gjyqtari referues, për t’u miratuar më datë 11. Edhe një presje, po flas me sfondin e një juristi, edhe një presje po të shfuqizohet, varësisht prej kontekstit, mund ta zhvlerësojë tërë aktin ligjor, e lëre më 18 dispozita”

Advertisement
Advertisement
Advertisement