Krerët e Republikës së Kosovës harruan Ditën e Alfabetit. Në përvjetorin Kongresit të Manastirit as Ushtruesja e detyrës Presidente Republikës së Kosovës, e as Kryeministri Abdullah Hoti nuk e çuan mendjen tu kushtojnë nga një fjali urimi popullit të tyre për këtë festë. Nga ana tjetër as Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nuk u kujtua që të paktën me një status në rrjetet sociale të uronin Ditën e Alfabetit. Redaksia e NMK-Post u përpoq në të gjitha mënyrat e hulumtimit në rrjet të gjej urim të personaliteteve në fjalë, por nuk arriti të gjej diçka të tillë. Me një thënje të Hafiz ALi Korçës ka uruar Kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Megjithatë në Kosovë harruan edhe kreu i Vetëvendosjes, ALbin Kurti, ai i PDK-së, Enver Hoxhaj, i AAK-së, Ramush Haradinaj etj.
Përderisa në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë, 112 vjetori i Kongresit të Manastirit këtë vit kalon heshturazi, në Republikën e Maqedonisë, kjo festë edhe përkundër pandemisë COVID-19, po shënohet. Thuajse të gjithë personalitetet e jetës politike kanë uruar festën, ndërsa partitë politike kanë shënuar në mënyra të ndryshme.