Në Daily Click në TV21, Bekim Qoku tha se legjitimiteti i numrave është i fundit dhe sipas tij, kthesat më të mëdha kanë ndodhur kur është cenuar e luftuar ky lloj legjitimiteti, përcjell TV21. Qoku tha se, legjitimitetin ta jep edhe ndërtimi i një kanalizimi dhe ujësjellësi në qytetin ku jeton. “Në asnjë literaturë për legjitimitetin, nuk gjen vetëm legjitimitetin e numrave. Legjitimiteti i numrave është i fundit. Unë u përpoqa të jem pak më teorik, po mbase nuk shkon pjesa teorike, këtu kërkohet një çfarë populizmi. Po them, legjitimitetin ta jep edhe ndërtimi i një kanalizimi apo ujësjellësi në qyteti ku je. Legjitimitetin nuk mund ta jap forca, fuqia e manipulimit dhe e blerjes së votës dhe shantazhit mbi votuesit, sepse ti numrat mund t’i bësh në forma të ndryshme, duke shantazhuar, duke vjedh votën, duke manipulu në kutinë e votimit. Kthesat e mëdha janë bërë se është cenuar, luftuar, kontestuar legjitimiteti i numrave. Siç bëhet tani në Serbi që i kontestohet legjitimiteti i numrave Vuçiqit”, tha Qoku.
“Legjitimiteti i numrave është i fundit” – Qoku: Legjitimitetin ta jep edhe ndërtimi i një kanalizimi apo ujësjellësi
Advertisement
Advertisement
Advertisement