Ky është plani i PDK-së për rimëkëmbje

<figure><img src=”https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg” /></figure>

 

 

 

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me nënkryetarin e PDK-së dhe kandidatin për deputet, Bedri Hamza kanë prezantuar sot programin e Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbje ekonomike në garën zgjedhore të 14 shkurtit, shkruan nmk-post.

 

 

Hoxhaj ka thënë se ekonomia është shtylla e parë e programit të PDK-së për qeverisje dhe programi i Rimëkëmbjes, i cili vjen në periudhën kur bota është goditur nga pandemia me koronavirus nuk është listë e dëshirave, por program i zotimeve që vijnë si rezultat i punës së përgjegjshme, të matshme dhe koordinuar të ekspertëve të fushës, përfaqësuesve të qytetarëve nga shoqatat e bizneseve, tregtisë dhe të punëtorëve.

 

 

 

<figure><img src=”https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg” /></figure>

 

 

“Plani ynë i ka dy pjesë. E para, të lehtësojë dhimbjen e qytetarëve të rënduar nga kriza, dhimbje që është rënduar me menaxhimin e keq të pasojave të krizës nga dy qeveritë e vitit të kaluar. Së dyti, ne ofrojmë një pako stimuluese për të ringjallur Ekonominë tonë, e cila do të ketë efekt të menjëhershëm por është edhe projekt afatgjatë. Ne në Kosovë duhet ta kuptojmë, lidershipi i përgjegjshëm duhet të ketë plan drejt një horizonti që zgjat një dekadë. Kjo është çka programi ynë synon. Kështu arrihet Rimëkëmbja,” ka thënë Hoxhaj./nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like