Ky është personi që ndërroj jetë mbrëm pas përleshjes me armë në Shkup, ja emri i tij!

Mbrëmë në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave” në Çair, ka ndodhur një përleshje masive mes disa personave.

Sipas raportimeve, pas përleshjes kanë nisur të shtënat me armë zjarri, pas së cilës janë plagosur të paktën tre persona.

Në orën 23:40 është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Bulevardi Nikolla Karev, ku kanë mbetur të plagosur një person, T. A. i cili më pas është dërguar në Qendrën Mjekësore Naum Odridski.

Në orën 23:51, Qendra Klinike njoftoi se përveç T.A, në spital janë dërguar edhe 2 persona, gjithashtu të plagosur me armë zjarri.

Advertisement

Bëhet fjalë për personat O. B. dhe A.I. nga Shkupi. Në orën 00:45 nga Qendra Urgjente është raportuar se personi A.I nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndryshe A.I raportohet se është këngëtar i njohur dhe ka disa këngë në youtube./indeks

Advertisement
Advertisement

You May Also Like