Ky është kosovari që humbi jetën tragjikisht në aksident trafiku

Estimated read time 1 min read

Një person humbi jetën dje si pasojë e një vetëaksidenti të rëndë në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur ‘Kroi i Mbretit’. Viktima fillimisht ishte i lënduar rëndë dhe i njëjti s’ka arritur që të mbijetojë plagët e marra, duke arritur kështu pa shenja jete në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Nuhi Mazreku, 58-vjeçar.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Advertisement

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe si rrjedhojë shoferi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është rrokullisur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like