Kushtetuesja anuloi tatimin e solidaritetit! 49.2 milionë euro do t’u kthehen kompanive nga buxheti i shtetit

Shteti nga buxheti do të duhet të kthejë 49.2 milionë euro 156 kompanive, vendosi Gjykata kushtetuese me anulimin e sotëm të Ligjit për tatimin e solidaritetit. Sipas kryetarit të gjykatës, Darko Kostadinovski, është sjellë vendim për anulim e jo shfuqizim që të sigurohet sundimi i së drejtës dhe kthimi i gjendjes kushtetuese. Sipas Kostadinovskit, nëse Ligji do të shfuqizohej kompanitë nuk do të mund t’i merrnin paratë, ndërsa e vetmja gjë që do të mund të ndalohej do të ishte që Kuvendi nuk do të mund të sillte më ligj të njëjtë. Kompanitë kanë afat prej 5 vjetëve pas publikimit të vendimit në Gazetën Zyrtare që t’i kërkojnë paratë. Ekzistojnë edhe mundësi që përmes kontesteve gjyqësore të kërkojnë edhe normë interesi për këto para. Përndryshe, edhe pse u paralajmërua, deri te  Gjykata kushtetuese, Qeveria dhe Ministria e Financave nuk parashtruan kundër argumente pse ky ligj duhet të shfuqizohet e jo të anulohet. Përndryshe javën e kaluar Kryeministri, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se nëse anulohet Ligji dhe nëse duhet të kthehen paratë, do të kërkojë përgjegjësi penale nga përfaqësuesit e pushtetit paraprak për dëmtimin e buxhetit. Ligji për tatimin e solidaritetit u soll në shtator të vitit 2023 nga ana e Qeverisë së përbërë nga LSDM dhe BDI dhe tatim kanë paguar të gjithë kompanitë që kishin të ardhura mbi 10 milionë euro dhe profiti i të cilëve u rrit dukshëm gjatë krizës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *