Kush janë të arrestuarit në aksionin e madh policor sot në Shkup?

Estimated read time 2 min read

Në aksionin e mëngjesit të sotëm policor në Shkup me urdhër të Prokurorisë për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit janë arrestuar pronarë të dy lokaleve të njohura në Shkup, si dhe një person me pozitë të lartë në ndërmarrje publike.

Lajmi jozyrtar është lansuar nga portali Skopje1, duke shtuar se akuzat dhe dyshimet lidhen me tregtinë e paligjshme të trashëgimisë kulturore. Emrat e saktë të firmave që janë futur, si dhe personat e arrestuar nuk po bëhen të ditur për momentin, pasi operacioni po vijon, përcjell INA.

Jozyrtarisht, në hetimin paraprak të rastit është përfshirë edhe Administrata e Policisë Financiare.

Një nga objektet, pronari i të cilit përfundoi në pranga, prej një viti është nën çelës. Ishte aktuale në opinion pas një akti kriminal të ndodhur në të. Të dyja kanë të përbashkët se ndodhen në pazarin e vjetër të Shkupit, burim i trashëgimisë kulturore dhe artefakte. Tani për tani as institucionet nuk po dalin me detaje. Ministria e Brendshme konfirmon se kërkimet dhe arrestimet janë në vazhdim, ndërsa gjatë ditës do të njoftojë më shumë për qëllimin e aksionit.(INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like