Breaking News :

nothing found
08-08-2022

Kurti: Qytetarët kanë nevojë për jetë më të dinjitetshme, drejtësi dhe punësim

Advertisement

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar që sipas tij, fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit, mund të përmbledhet me dy fjalë – drejtësi dhe punësim.

Përmes një video-lidhje të cilën e ka postuar në Facebook, Kurti tha që qytetarët kanë nevojë për një jetë më të dinjitetshme.

“Me dy fjalë mund të përmbledhet kjo fushatë e jona, na nevojitet drejtësi dhe punësim. Ama, jo drejtësi veç në gjykata, por drejtësi për tërë shoqërinë”.

“…Dhe jo punë sa për punësim, por punësim profesional. Qytetarët tanë, posaçërisht ata të brezit të ri kanë nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet. Prandaj janë këto zgjedhje, prandaj 14 shkurti është referendum”, u shpreh Kurti.

Advertisement

Read Previous

Zaev: Vaksinat nga Pfizer do të mbërrijnë javën tjetër

Read Next

Takohen Merkel dhe Erdogan, Ja për çfarë kan biseduar…