Kurti: Politika autoritare e Vuçiqit ua vështirësoi jetën serbëve etnikë në Kosovë

Estimated read time 2 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për dialogun me Serbinë dhe situatën e sigurisë në vend, ka thënë se sfidë mbetet politika, derisa ka kritikuar qasjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Në një opinion të botuar në “The New York Times”, Kurti tha se politika autoritare e Beogradit ua ka vështirësuar veçanërisht jetën serbëve etnikë në Kosovë.

“Sfidë mbetet edhe politika. Në vitin 2017, Aleksandar Vuçiq, një ish-ministër i propagandës nën Millosheviçin, u bë president i Serbisë. Ngritja e tij shënoi një kthim në politikën autoritare, etnonacionaliste të Millosheviçit, veçanërisht në llojin ekspansionist. Politika autoritare e Beogradit ua vështirësoi veçanërisht jetën serbëve etnikë në Kosovë”, tha Kurti.

Atyre, tha Kurti, iu desh të luanin rolin si pakicë në një vend të ri me një popullsi prej përafërsisht 93 për qind shqiptarë etnikë dhe 7 për qind të përbërë nga pakica të tjera, duke përfshirë romët dhe turqit.

“Serbia e ka penguar këtë integrim. U desh trimëri që serbët etnikë t’i bashkoheshin institucioneve dhe të bëheshin pjesëmarrës aktivë në vend”, tha Kurti.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like