Kurti i thurr vargje: Kaloi nata e parë pa Kadarenë!

Estimated read time 2 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim tjetër pas vdekjes së shkrimtarit, Ismail Kadare.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se “mbrëmë kaloi nata e parë pa Kadarenë, derisa më herët dihej që është diku në biblotekën e tij”.

“Shkrimtari ynë i madh u nda nga ne. Mbase filozofi francez, Gilles Deleuze, na thotë diçka që mund të na shërbejë për kuptimin e kësaj ndarjeje. Artisti bën një vepër artiste. Në një farë mënyre është vepra ajo që krijon përherë. Kadare nuk na la në paqen e një shoqërie të përgjumur, por na hodhi në intrigën e tij. Aty janë dhe do të jenë ende personazhet dhe situatat, gjenerali i të vdekurve dhe kako Pino, koncerti i fundit dhe pallati i dimrit të përhershëm, Broadëay i zhvendosur në Tiranë dhe hija e kineastit shqiptar në Paris, Eskili i degdisur dhe faraoni i tejvarrosur, trupi i Lul Mazrekut dhe përkthyesi i katërt, valltari i vargjeve të popullit apo autoriteti i nëndheshëm i Lasgushit… Të gjithë do të jenë aty nën paradigmën e uraganit të pandërprerë të letërsisë.” – ka shkruar ai.

Advertisement

Në fund, Kurti ka shkruar:

“I munguar i madh, nga dje, u bë edhe vetë Kadareja”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like