Kthesa e ndaluar pranë parkingut të klinikave! “Jam për rast urgjent!”, justifikimi i shoferëve që shkelin rregullat

-A e dini që është e ndaluar për të hyrë nga ajo pjesa aty?-Po të paktën tha po e di! Ja edhe tjetri me radhë. Ndodhemi në hyrjen kryesore të spitalit “Nënë Tereza”, spitali shtetëror këtu në Shkup dhe siç e patë arsyeja pse kemi ardhur është kthesa aty, pra hapësira që është vetëm për raste urgjente 99% të rasteve është ambulanca. Pothuajse çdo veturë kthen në këndin ku ndalohet hyrja, pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, në vend që të vazhdojë disa metra më tej për të kthyer tek rrethi. Kur pyetëm disa drejtues mjetesh nëse e dinë që ky kthim është i ndaluar, shumica e pranuan, por u justifikuan me faktin se kishin raste urgjente. -A mundet një pyetje, a e dini që është e ndaluar për të hyrë këtu?-Po!-Pse keni hyrë?-Sepse jam për rast urgjent për atë.-Këtu lejohet vetëm ambulanca mund të hyjë këtu.-Jam për rast urgjent për atë!-Për çfarë mjekoheni?-Vëllain e kam! -Pse keni hyrë këtu?-Jam për rast urgjent sepse djalin e kam. Ndërkohë një qytetare tha se patjetër duhet të ketë dënime nga ana e policisë, pasi që si këmbësore e ka vështirë të kalojë këtu. -Këtu është anarki, unë duhet 2 herë të shoh edhe majtas edhe djathtas që të kaloj këtu. Unë kam 80 vjet dhe e kam patjetër të shoh majtas-djathtas. Këtu duhet të dënohen, nëse nuk ka dënime.-Të gjithë që i pyetëm na thanë se kanë rast urgjent!-Si rast urgjent?! Ja edhe unë kam rast urgjent, por duhet të kaloj këtu, të kaloj ngadalë, më kuptoni çfarë dua të them?! Ndryshe nga MPB bëjnë të ditur se vetëm ditën e djeshme në mbarë shtetin, në kuadër të aktiviteteve të nëpunësve shtetërorë për 796 pjesëmarrës në komunikacion u lëshuan urdhërpagesa për shkelje të rregullave, ndërsa në anën tjetër u arkëtuan 500 urdhërpagesa. Siç njoftuan 338 e këtyre shkeljeve dje kishin të bëjnë me parkimin e parregullt, ndërsa në 145 raste bëhej fjalë për mosrespektimin e shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *