Kryesia e OEMVP-së vizitoi sallonit për parfume! Për të gjithë pjesëmarrësit kishte oferta speciale

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbetet e angazhuar në mbështetje të bizneseve anëtare, përmes iniciativave të veçanta me shërbimin “Anëtari për Anëtarin”. Program që ofron mundësi për identifikimin e mundësive të bashkëpunimit, si dhe rritjen e qasjes në tregje të tjera, duke përdorur resurset dhe mundësitë që ofron rrjeti i gjerë i anëtarëve. Në kuadër të kësaj nisme, Kryesia e OEMVP-së vizitoi një sallon të parfumeve në Shkup. “Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë koleksionet unike të parfumeve Premium dhe të përfitojnë oferta speciale të dedikuara ekskluzivisht për ta”, thonë mes tjerash nga OEMVP. Kryetari i Odës, z. Mendi Qyra, në fjalimin e tij përshëndetës foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve dhe rolin e OEMVP-së në krijimin e mundësive të reja për zhvillim. “Ngjarjet e këtilla janë thelbësore për forcimin e lidhjeve dhe iniciativave të reja që mund të krijohen mes bizneseve, si dhe për avancimin e mundësive të zhvillimit nëpërmjet bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve”, raportohet të ketë thënë Qyra para të pranishmëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *