Kryeparlamentari Xhaferi kërkon Kuvend online

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka dorëzuar propozimin për ndryshimin e rregullores me të cilën mundësohet që Kuvendi të zhvillojë punimet online apo në distancë, për shkak të situatës me Kovid-19.

Në arsyetimin e propozimit theksohet se procedura e shkurtuar nënkupton mundësimin e punës së pandërprerë të institucionit legjislativ.

Por nga ana tjetër, opozita është shprehur kundër këtij propozimi, duke theksuar se maxhoranca po bën një veprim të tillë pasi që dita ditës po e humb shumicën dhe nuk po siguron kuorumin e nevojshëm për funksionimin dhe mbarëvajtjen e seancave parlamentare. Janë së paku dy deputetë të shumicës parlamentare që janë infektuar me Kovid-19 dhe se këto mungesa po vështirësojnë funksionimin normal, pasi që kjo shumicë numëron vetëm 62 deputetë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like