Kryeministri pret guxim dhe dorëheqje! Juristët paralajmërojnë jofunksionalitet të mundshëm të Këshillit gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk zbulon se çfarë mekanizma do të ndërmarrë pushteti nëse interpelanca për pesë anëtarët e Këshillit gjyqësor miratohet në Kuvend ndërsa ata nuk dorëhiqen nga pozitat e tyre. “Ata mund të tregojnë “nuk japim dorëheqje, do të vazhdojmë deri në skadimin e mandateve”, gjë që shpresoj se nuk do të ndodhë dhe mendoj se do të kenë virtyt nëse votohet interpelanca, përkatësisht nëse konstatimi i deputetëve është që të ketë ndryshime atje, të largohen”, tha Mickoski. Nga ana tjetër, ka dilemë se si do të zgjidhen anëtarët e rinj, nëse anëtarët aktualë nga të cilët pushteti kërkon dorëheqje, largohen nga pozitat e tyre, për shkak se pas disa muajve pritet që të dorëzohet një ligj i ri për këshillin gjyqësor i cili parasheh kritere më të rrepta për zgjedhje. “Anëtarët e rinj të zgjidhen sipas ligjit që në atë moment është në fuqi”, tha ai. Një pjesë e ekspertëve mendojnë se interpelanca e dorëzuar dhe deklaratat e kryeministrit janë për shkak të ndikimit ndaj gjyqësorit. Sipas avokatit Asmir Alispahiq, ka mundësi për t’u krijuar krizë juridike derisa të zgjidhen anëtarët e rinj me çka Këshilli Gjyqësor mund të jetë jo funksional. “Këtu ushtrohet presion i drejtpërdrejt ndaj Këshillit Gjyqësor, kjo do të thotë në mënyrë indirekte edhe ndaj gjyqësorit. Kryetari i Këshillit gjyqësor Aleksandar Kambovski, për të cilin mendoj se ka të drejtë, tha se shkarkimi gjatë konstatimit të përgjegjësisë eventuale subjektive të anëtarëve të Këshillit gjyqësor është në Këshillin gjyqësor”, deklaroi Asmir Alispahoiq. Nga ana e Kuvendit, në Këshillin gjyqësor janë emëruar Selim Ademi, Pavlina Cërvenkovska, Vesna Dameva, Milazim Mustafa dhe Tatjana Çaçarova Ilievska. Deri më tani askush prej tyre në publik nuk ka treguar nëse do të japë dorëheqje. Interpelancën e dorëzoi VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM dhe pritet që e njëjta të jetë e suksesshme duke marrë parasysh se nevojiten 61 vota PËR.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *