Krstevska-Caleva do ta zëvendësojë Hajrullahin! Këshilli i Prokurorëve nuk e komentoi interpelancën e paralajmëruar nga Mickoski

Këshilli i Prokurorëve Publik në mënyrë unanime e zgjodhi Natasha Krstevska Caleva për shefe të Prokurorisë së lartë publike në Shkup. Ajo në këtë pozitë do ta zëvendësojë prokurorin e lartë publik Mustafa Hajrullahi, i cili për momentin është suspenduar nga funksioni dhe kundër tij po udhëhiqet procedurë disciplinore dhe penale, përcjell TV21. Krstevska-Caleva në tetor të vitit të kaluar u zgjodh për prokurore publike. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik tani për tani nuk e komentuan paralajmërimin e kryeministrit për interpelancë, por siç duket nuk kanë frikë nga e njëjta. “Në raport me atë të prononcohem, duke pasur parasysh se nuk është nën kompetencë të këshillit. Nëse ka gjendje të tillë atëherë do të mendonin anëtarët e Këshillit. Megjithatë në lidhje me këtë çështje, aq tani për tani”, tha Dushica Dimitrievska, kryetare e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *