Krizë byreku në Kroaci

Në Kroaci, është bërë vështirë që të gjendet byreku i preferuar. Disa prej furrave më me nam në shtetin ballkanik tashmë nuk po ofrojnë fare byrekun me mish e në formë trekëndëshi, por vetëm me djathë dhe më të vegjël. Klientët të habitur kanë shtuar ankesat, ndërsa furrat vazhdimisht ankohen për mungesë të punëtorëve. Siç shkruan “Jutarnji list”, një prej furrave kryesore në Kroaci, “Dubravica” përballet me mungesë të profesionistëve dhe se me të njëjtin problem shumë furra po përballen qe disa muaj. Sipas tyre, ka disa muaj që ka të hapur edhe konkurse për punëtorë, por që s’ka aplikime. Në disa zona të tjera ky problem nuk është i theksuar aq shumë aktualisht, por kanë thënë se për shkak të rritjes së eksporteve do të kërkojnë të shtojnë stafin.

Rrjeti i famshëm “Mlinar” ka thënë se ka byrekbërës të mjaftueshëm për prodhimin aktual – rreth 60 milionë copë që eksportohen në disa vende të botës e gati 50 milionë byrekë që hahen çdo vit në Kroaci. Megjithatë, si pjesë e strategjisë së rritjes së vazhdueshme, inovacionit dhe përshtatjes së shijeve, furrat në Kroaci në vazhdimësi po kërkojnë punëtorë.

Advertisement

Siç shkruan “Jutarnji list” në një konkurs që ishte publikuar qe gati dy muaj paga që ofrohet ishte prej 1400 deri 1500 euro neto dhe kontrata të pakufizuara në kohë. Kjo është dukshëm më e lartë se pagat e viteve të shkuara. Sipas të dhënave të “Mojaplaca”, më 2023 në Kroaci paga mesatare neto ishte 1139 euro, 14 për qind më e lartë se një vit më herët. Pagat e bukëpjekësve u rritën për 20 për qind në të njëjtën periudhë. Më 2023 paga mujore mesatare për furrtarë ishte 970 euro, ndërsa më 2022 ishte 805 euro. Siç raportohet, vitin e shkuar në Kroaci numri i konkurseve për furrtarë është rritur për më shumë se 10 për qind.

Advertisement
Advertisement