“Kreu marrëdhënie në zyrën e Komunës”/ Ja me sa vite burg dënohet Safet Gjici!

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është dënuar me tre vite heqje lirie për shpërdorim detyre.

Por me gjykim të shkurtuar, Gjicit i ulet dënimi në dy vite burg.

Ndërsa Alma Kaçi, e cila ishte protagoniste e video skandalit brenda bashkisë së Kukësit, është dënuar me 1 vit burg për prostitucion.

Sakaq, Gjicit i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Safet Gjici dha dorëheqjen në qershor 2023, një muaj pasi u rizgjodh në krye të bashkisë së Kukësit.

Pas një videoje të publikuar ku shfaqej Gjici dhe Kaçi duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, me urdhër të SPAK, ish-kryebashkiaku u arrestua./albeu.com

Advertisement
Advertisement