Kredia Hungareze për ekonominë, optimizmi i Qeverisë kundër procedurës reale

Kredia Hungareze për ekonominë, optimizmi i Qeverisë kundër procedurës reale

Edhe pse Qeveria dhe personalisht kryeministri Hristijan Mickoski janë optimistë që 250 milionë eurot hungareze do t’u ofrohen kompanive që në fillim të janarit të vitit 2025, procedurat e nevojshme për finalizimin e procedurës paralajmërojnë se nuk do të zhvillohet aq shpejt. Për momentin, për vetëm 8 ditë para Vitit të Ri, bankat nuk e kanë marrë ende marrëveshjen nga Banka zhvillimore me të cilët qartë dhe në mënyrë të detajuar përcaktohen kushtet si dhe cilat kompani nga cilat sektore do të mund të parashtrojnë kërkesë për kredi. Edhe vetë kompanitë nuk e dinë se kush mund të aplikojë.

Sipas procedurës Banka zhvillimore do të duhet që t’i dorëzojë marrëveshjet deri te bankat, pas çka bordet mbikëqyrëse të bankave do t’i nënshkruajnë dhe do të fillojnë procedurat për aplikim.
Përndryshe, bashkësia e biznesit, bankierët, por edhe një pjesë e ekspertëve, nuk kanë asgjë kundër mundësisë që një pjesë nga këto 250 milion euro të shpenzohen edhe për ndërtimin e qendrave tregtare.

Advertisement

Parametrat themelore të kredisë hungareze janë pagesë deri në 15 vjet, grejs periudhë deri në tre vjet, norma e interesit prej 1,95% dhe pjesëmarrje e kompanive me 20%.

Advertisement
Advertisement