Kredia e EMV-së/ Paratë hungareze për nëntë milionë euro më lirë nga ata komerciale

Kredia e EMV-së/ Paratë hungareze për nëntë milionë euro më lirë nga ata komerciale

Nga kompania shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike EMV vlerësojnë se është mirë që kanë marrë kredi prej 82 milionë eurove prej katër bankave komerciale, e jo t’i financojë shteti, për shembull me para nga huamarrja nga Hungaria. Për udhëheqësinë e kompanisë shkalla e interesit prej 4.45% në nivel vjetorë, pagesa deri në 10 vjet dhe grejs periudhë prej dy vjetëve janë më mirë se kushtet hungareze që parashohin shkallë interesi prej 3.25% në nivel vjetorë, afati i kthimit 15 vjet dhe grejs periudhë deri në tre vjet. Përllogaritjet e afërta tregojnë se nëse Qeveria do t’i orientonte një pjesë të parave hungareze për EMV, në emër të shkallës së interesit do të kursente 9 milionë euro.

Nga Komisioni Rregullatorë për energjetikë thonë se që të mundet EMV të kthejë kredinë komerciale do të duhet në mënyrë serioze të konsolidojë punën e vet dhe të gjejë mënyrë që të del nga kriza e madhe.

Advertisement

Përndryshe edhe ministrja për energjetikë Sanja Bozhinovska thotë se kredia hungareze është për qëllim tjetër dhe nuk është mundur që të merren nga 250 milionë eurot e destinuara për komunat ose nga 250 milionë eurot për kompanitë private.

Për këto gjysmë miliardë euro, shteti do të paguaj shkallë vjetore interesi prej 3.25%, ndërsa për kredinë kormerciale të EMV-së është dhënë garancë shtetërore që do të thotë se nëse kompania energjetike që është në krizë të rëndë financiare nuk mund të servisojë kredinë, Qeveria përmes buxhetit, përkatësisht  qytetarët, do t’i kthejnë 82 milionë eurot me shkallë interesi prej 4.45% ose edhe 36.5 milion euro shtesë.  

Advertisement
Advertisement