Kosovari kapet në radar me 207 km/h në rrugën Shkup-Tetovë, ja si përfundoi?

Estimated read time 1 min read

Dje në mbrëmje nga ora 20:00 deri në ora 22:00, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë kryer një kontroll aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar, duke përdorur të ashtuquajturin radar të natës.

“Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithsej 7 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar. Një nga tejkalimet e regjistruara në autostradën Shkup – Tetovë, në kryqëzimin Veri në hyrje të Tetovës, ishte më i madhi dhe shpejtësia e matur ishte 207 kilometra në orë. Drejtuesi i automjetetit“Porsche”, ishte S.E. nga Republika e Kosovës, i cili kishte patentë shofer të Zvicrës. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 400 euro”, njoftoi MPB-ja e Tetovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like