Nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, që nga mëngjesi i sotëm po ndërmerren veprime për sigurimin e provave në procedurë për vepra penale që kanë të bëjnë me kontrabandimin e veturave luksoze nga jashtë, transmeton TV21.
Prokurori publik kompetent nga gjyqtari i procedurës paraprake ka siguruar urdhër për bastisje në disa lokacione në Shkup dhe qytete të tjera.
Mes të dyshuarve ka edhe zyrtarë dhe një shtetas i huaj. Bastisjet kryhen nga pjesëtarë të MPB-së dhe për ecurinë e mëtejme të procedurës dhe për veprimet konkrete për të cilat ekziston dyshimi se janë kryer nga secili prej personave të përfshirë, Prokuroria do të dalë me njoftim pas përfundimit të tyre, thonë nga Prokuroria.
Advertisement
Advertisement
Advertisement