“Konjufca kryetar Kuvendi”, OSMANI: Na priftë e mbara, sot u realizua vullneti i qytetarëve!

Vjosa Osmani ka uruar zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh u.d. të presidentit, Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvend it. Ajo ka uruar punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë. “Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të isha në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoja, duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion. Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë. U uroj që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të shërbejnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like