Komuna e Saraj ka dalë me një njoftim gjatë kësaj pasdite, nëpërmjet të cilit ka bërë të ditur se ka ngritur kallëzim penal kundër drejtorit të Inspektoratit të Ndërtimit, Zuhejr Rexhepit, transmeton TV21. “Komuna e Sarajit me përgjegjësinë më të madhe informon opinionin se gjatë gjithë kohës respekton dhe aplikon regullat pozitive ligjore edhe në sektorin e urbanizmit. Sot ne mënyrë flagrante inspektorati shtetror i ndërtimit në krye me Zuhejr Rexhepin ka bërë sulm në kompetencat e Komunës se Sarajit me të vetmin qëllimm që të demtoj imazhin e Komunës së Sarajit. Njoftojmë opinionin e gjërë se Komuna e Sarajit në vazhdimësi është në presion nga i ashtuquajturi drejtor i insepktoratit i cili deri tash në asnjë formë nuk ka arritur që të gjen paregullsi në punën e Komunës së Sarajit në sektorin e urbanizmit. Gjithashtu njoftojmë opinionin se Komuna e Sarajit ka ngritur procedurë penale kundër drejtorit dhe inspektoreve në inspektoratin shtetëror të ndertimit për mosrespektim të procedurave ligjore të cilat janë në fuqi dhe për tejkalim të kompetencave”, shkruajnë nga Komuna e Sarajit.
Komuna e Sarajit ka ngritur procedurë penale kundër Zuhejr Rexhepit!
Advertisement
Advertisement
Advertisement