Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni nënshkruan marrëveshje për zbatimin e përbashkët të një projekti të financuar nga programi IPA 3, i cili synon përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore, reduktimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e dy komunave. “Projektet kryesore të kësaj nisme përfshin zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër dhe miqësore me mjedisin – Komuna e Gostivarit do të nisë një tranzicion nga sistemet tradicionale të ngrohjes me lëndë djegëse fosile drejt përdorimit të pompave të nxehtësisë, duke reduktuar ndotjen e ajrit. Ndërkohë, në Komunën e Gjilanit do të krijohen hapësira të gjelbra urbane për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe jetesës”, thuhet në njoftim. Zbatimi i projektit pritet të nisë në muajt e ardhshëm.
Komuna e Gostivarit dhe komuna e Gjilanit me marrëveshje për zbatimin e një projekti nga programi IPA 3
Advertisement
Advertisement
Advertisement