“Vendimi ynë për shkarkimin e Kocevskit nuk është vetëm juridik, por edhe i moralshëm. Duhet të krijohet një atmosferë e re e profesionalizmit,” – tha ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, në një intervistë. Ai theksoi se tashmë ka dorëzuar edhe zyrtarisht në Qeveri mendimin për ngritjen e përgjegjësisë nga i pari i Prokurorisë Publike. Edhe pse fillimisht pritet mendim nga Këshilli i prokurorëve publik, Fillkov thotë se qëndrimin e tyre do ta respektojnë, por megjithatë nuk do të jetë obligativ në vendimin për shkarkim. Edhe pse ambasadori i BE-së në vend, Mihailis Rokas nuk foli konkretisht për nismën për shkarkimin e Kocevskit. Porositi se prioritet në vend janë reformat në gjyqësor. Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE publikoi në rrjetet sociale se arsyeja kryesore për shkarkimin e Kocevskit është rasti për marrëveshjen e Ixhet Memetit me gjykatësin e lartë, Naqe Georgiev, për të cilin tashmë ka epilog gjyqësor. Kocevski është i afërt me Memetin dhe marrëveshja kontraverze për të dhe me dënimin minimal për Georgievin ka dallim në zbatimin e së drejtës kur i akuzuar është kolegu i tij dhe miku i prokurorit, thotë Milloshoski. Pas kësaj arriti një reagim nga zëdhënësi i Kocevskit, i cili ka thënë se për këtë rast prokurori publik nuk ka qenë në situatë të konfliktit të interesit.
Kocevskit po i “qëndiset” shkarkimi! Fillkov: Vendimi nuk është vetëm juridik, por edhe i moralshëm
Advertisement
Advertisement
Advertisement