-Ajo thirrje në telefon nuk mendoj se ka ndonjë ndikim thelbësor, tha në TV21 kryeprokurori shtetëror Lupço Kocevski, i pyetur për fotografitë e Vasil Jovanov me telefon nga burgu, i cili dyshohet se e shtypi për vdekje Frosina Kulakovën në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, përcjell TV21. Kocevski thotë se prania e telefonit te Vasili nuk do të ndikojë në hetimin e rastit.
“Në rastin konkret, nuk mundet të ndikojë shumë, për shkak se bëhet fjalë për aksident trafiku, ku kemi mbledhur prova materiale. Nuk është kontestuese se i njëjti ka kaluar në të kuqe, do të vërtetohet se sa ka qenë në ndikim të alkoolit, sa pa qenë përqindja e alkoolit, do të vërtetohet shpejtësia dhe mënyra se si e ka drejtuar automjetin”, tha Kocevski./tv21.tv