Visar Azemi nga LDK, ka shkruar për suksesin që kanë arritur klubet Fer-Vollej dhe KV Ferizaj në Kupën e Federatës së Vollejbollit.
Ai e quan të jashtëzakonshëm lajmin për triumfin në Kupën e Federatës së Vollejbollit për dy klubet.
Postimi i tij i plotë:
Lajm i jashtëzakonshëm triumfi në Kupën e Federatës së Volejbollit për klubet Fer-Vollej dhe KV Ferizaj.
Suksese të tilla që na bëjnë krenarë të gjithëve, arrihen me punë dhe përkushtim.
Advertisement
Ky sukses është frymëzim për të gjithë të rinjtë e të rejat që dëshirojnë të merren me sport.
Do të angazhohem që klubet sportive nga Ferizaji të kenë hapësira sa më moderne dhe të jenë të barabartë me klubet evropiane.
Advertisement
Advertisement