Kleksani në recetë, FSSh kërkon ulje të çmimeve nga Lista Pozitive

Në të ardhmen pacientët nuk do të duhet të presin më refundim për ilaçin Kleksan, por ai do të jetë i disponueshëm me recetë, tha drejtori i Fondit për Shëndetësi, Sasho Klekovski. Siç theksoi ai, janë kërkuar dy ndryshime në Rregullore që do të mundësonin bartjen e barnave nga spitali në listën pozitive të farmacisë. Në të njëjtën kohë, Fondi kërkon uljen e çmimeve të barnave nga lista pozitive. “Prioriteti ynë i parë është në listë të vendosen antikoagulantët, sepse janë tashmë në listën e spitaleve, për shembull Kleksani. Pra, Kleksani nuk duhet të refundohet më, por duhet të jetë me recetë dhe shpresoj që sapo Komisioni të fillojë të funksionojë dhe të bëhen këto ndryshime në rregullore, të kemi zgjerimin e parë me antikoagulantët”, tha Klekovski, transmeton TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *