Këto pjesë të Shkupit nesër nuk do të kenë energji elektrike

Këto pjesë të Shkupit nesër nuk do të kenë energji elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Aerodrom, Kisela Vodë dhe Saraj nesër do të jenë pa energji elektrike, ndërsa pasnesër një pjesë e konsumatorëve nga komuna e Karposhit, përcjell TV21.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup, për shkak të intervenimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër nga ora 07:00 deri në ora 16:00, pa energji elektirke do të jenë përdoruesit nga rruga “Bozhin Nikolov “, “Haxhi Trajko” dhe “Gorno Lisiçe”, në pjesën drejt fshatit “Dolno Lisiçe”.

Advertisement

Nga ora 08:30 deri në 16:00 do të jenë pa energji elektrike përdoruesit nga objektet në rrethinën e Liqenit “Treska” në Saraj dhe nga ora 11:00 deri në 15:00 një pjesë e rrugës “Millan Mijallkoviq”.

Të martën, më 24 dhjetor, nga ora 19:00 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e një pjese të rrugës “Strushka” në Komunën e Karposhit.

Advertisement
Advertisement