Kërkohet drejtësi! Edhe nesër protesta për Frosinën, vajza 22 vjeçe që në mënyrë tragjike humbi jetën në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup

Kërkohet drejtësi! Edhe nesër protesta për Frosinën, vajza 22 vjeçe që në mënyrë tragjike humbi jetën në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup

Edhe nesër do të vazhdojnë protestat në Shkup pas vdekjes së 22-vjeçares Frosina Kullakova, e cila në mënyrë tragjike humbi jetën në bulevardin “Partizanska”. Dje, qindra qytetarë shprehën revoltën e tyre, duke kërkuar drejtësi.

“Më sillni ndonjë letër të shoh, a është dënuar ndokush në këtë shtet? Të korruptuar, Të korruptuar”

Duke kërkuar drejtësi, dje protesta u shndërrua në marsh. Nga Salla Universale, para Kuvendit, Prokurorisë e deri te Gjykata penale.

“Dua drejtësi, duam drejtësi.

Kërkojmë përgjegjësi, kërkojmë përgjegjësi”

Me duar të “përgjakura” lanë shenja para ndërtesës së gjykatës.

“Burg për Vasilin, burg për Vasilin”

Tubim i qytetarëve u mbajt edhe në Negotinë.

“Kemi jo-sanksionim, përballemi me shkatërrim të plotë në shoqëri, ndërsa pasojat po i vuajnë fëmijët”, tha Todor Kullakov, babai  i Frosinës.

Shoferi 20 vjeç ka vozitur nën ndikim të alkoolit 130 kilometra në orë, nuk ka pasur leje për vozitje dhe kjo nuk është shkelja e tij e parë. Në dosjen e tij ka edhe një aksident tjetër trafiku dhe është gjykuar për posedim dhe shitje të marihuanës dhe kokainës. Në Maqedoni në nivel vjetor mbi 140 persona vdesin si pasojë e aksidenteve në trafik. Për nesër në ora 17 është paralajmëruar marsh protestues.

Advertisement

Advertisement
Advertisement