Kërçovë, ndërtimet tejkalojnë lartësinë e lejuar! Inspektorati ndaloi punimet, por ato sërish kanë vazhduar

“Inspektorati Komunal i Ndërtimit në Kërçovë javën e kaluar ka dal në terren dhe ka ndaluar punimet në dy ndërtesa dhe një objekt tjetër, pasi sipas informacioneve të TV21 nuk janë respektuar rregullat e ndërtimit dhe janë gjetur disa parregullsi”, raporton Salije Sadiku Pinjolli, gazetare e TV21. Nga Inspektorati i ndërtimit në Kërçovë thonë se në të tre objekte është tejkaluar lartësia, duke vepruar në kundërshtim me lejen për ndërtim. Nga inspektorati na thanë se kishin vendosur shirit për stopimin e punimeve, por te objektet në fjalë, ato nuk i pamë. Jo që nuk kishte shirit, por i pamë teksa punimet sërish kishin vazhduar. TV21 kërkoi qëndrim edhe nga Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit, nga ku drejtori Zuhejr Rexhepi, tha se janë të njoftuar me rastet dhe se javën që vjen, pritet të dalin në terren për të verifikuar gjendjen faktike. Informacionet e TV21 flasin se ka edhe ndërtime të tjera të cilat nuk kanë respektuar lartësinë e ndërtimit nga tre ose më shumë kate.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *