Kelmendi: Gratë duhet të punojnë 4 orë dhe të paguhen për 8 orë

Kandidati për deputet, Gëzim Kelmendi nga partia FJALA, i ftuar në DebatPernime tha se gratë duhet të punojnë me ora të përgjysmuar dhe të paguhen për honorarin e plotë.
Gjithashtu, Kelmendi ka thënë se 6 mujori i dytë i pushimit të lehonisë duhet të paguhet nga shteti.

“Pjesë e programit tonë pavarësisht a janë të martuara apo jo gratë, është që të punojnë vetëm 4 orë dhe të paguhen për 8 orë. Ndërsa sa i përket pagesës së pushimit të lehonisë është që 6 muaj të paguhen nga punëdhënësi dhe 6 muaj nga shteti”, ka thënë Kelmendi./Kallxo.com/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like