Karikaturisti që skicoi kokën e profetit Muhamed, vd’iq në një aksident komunikacioni

Estimated read time 1 min read

Karikaturisti suedez Lars Uilks, i cili pikturoi profetin Muhamed me trupin e një qeni, vd’iq në një aksident komunikacioni, raporton BBC.

Uilkes, 75 vjeç, jetoi nën mbrojtjen e policisë pasi mori kërc’ënime të shumta me vde’kje për shkak të karikaturës.
Sipas mediave, karikaturisti po udhëtonte me një makinë civile të policisë që u përplas me një kamion pranë qytetit Markarid në jugun e Suedisë. Dy policë gjithashtu vdi’qën si dhe shoferi i kamionit ka marrë lëndime trupore.

Karikatura, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë myslimanë, të cilët e konsideruan atë për blasfemi. Menjëherë pas kësaj, Al-Kaeda ofroi shpërblim prej 100.000 dollarëve për vra’sjen e Uilkes.

Advertisement

Karikatura shkaktoi revolt të madhe dhe bëri që kryeministri i atëhershëm Fredrik Rajnfilld të takohej me ambasadorë nga 22 vende myslimane në një përpjekje për të qetësuar tensionet.

Në kumtesën e policisë theksohet se nuk ishte ende e qartë se si ndodhi përplasja.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like