• 27-09-2021

Karakaçanov: Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut i pandryshuar

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë dhe kryetari i partisë VMRO, Krasimir Karakaçanov, edhe një herë ka shprehur pozicionin e pandryshuar të Qeverisë së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, për sa i përket qëndrimit për fillimin e negociatave me BE-në. Para deputetëve të Parlamentit bullgar ai ka mohuar të ketë ndryshim të qëndrimit duke thënë se pozicioni kornizë i Qeverisë bullgare është i pandryshueshëm, përcjell North Macedonia Post.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga ndihma e bashkatdhetarëve tanë në RMV për t’u bërë pjesë e BE-së. Por kjo nuk mund të bëhet në kurriz të interesit kombëtar bullgar. Qeveria nuk ka ndërmend të thyejë deklaratën e parlamentit bullgar. Bullgaria është për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Por nuk do të lejojë falsifikimin e historisë, nuk do të lejojë shkeljen e interesave kombëtare”, ka thënë Karakçanov.

Në vazhdim ai ka thënë se Qeverisë së Shkupit i janë ofruar disa opsione bazuar në pozicionin kornizë të vitit të kaluar. Karakaçanov ka mohuar kategorikisht se askush nuk ka bërë presion mbi qeverinë bullgare. Ai ka thënë se Gjermania ka shprehur gadishmëri  të ishin ndërmjetës nëse ishte e nevojshme.

 

Read Previous

Jozyrtare/ Sot në Maqedoni janë regjistruar 1065?!

Read Next

Kush po i mbron ish-pjesëtarët e UÇK-së?

%d bloggers like this: