Kaq raste aktive ka në Maqedoni, imunizimi masiv ka filluar

Masat kufizuese shtesë për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19, janë në fuqi, të cilat do të vlejnë për dy javë. Në periudhën e kaluar ka pasur një fluks të madh pacientësh në spitale. Autoritetet thonë se ata kanë ndërhyrë duke angazhuar pavijone shtesë, duke instaluar oksigjen, personeë shtesë në sistemin e rotacionit për të ruajtur sistemin shëndetësor dhe duke siguruar shtrat spitali për çdo pacient. Autoritetet e përshkruan javën aktuale si kritike për sa i përket përhapjes së mëtejshme të virusit në valën e tretë, në të cilën ishin regjistruar një numër i madh i njerëzve të infektuar dhe të vdekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në vend është 21.265. Ditën e djeshme, janë regjistruar 1259 raste të reja të koronavirusit nga 4555 teste. Dyzet e pesë njerëz kanë vdekur dhe 751 pacientë janë shëruar.

Ndërkohë edhe dje vazhdoi vaksinimi masiv kundër Kovid-19 në sallën “Boris Trajkovski” dhe në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Nga pothuajse 2.800 qytetarë që kishin caktuar termin tashmë, 2.500 janë vaksinuar.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se tani jemi në një periudhë kur sistemi shëndetësor është vërtet i ngarkuar dhe para nesh janë festat.

“Duke pasur parasysh përvojën e vitit të kaluar kur festat e tilla, konkretisht agjërimi i Ramazanit dhe Pashkët në të njëjtën periudhë, seriozisht e komplikuan dhe e ndërlikuan situatën epidemiologjike, ne konsderuam se nëse ndodh kjo me një sistem shëndetësor tashmë të ngarkuar, do të jetë një situata krize që do të jetë e vështirë të menaxhohet. Kjo është arsyeja për vendosjen e masave shtesë kufizuese për t’i dhënë fund kësaj valë të tretë dhe deri më tani në një farë mënyre të fortë të Kovid-19. Besoj se qytetarët do t’i përmbahen të gjitha këtyre masave. Duhet të jemi të vetëdijshëm se me sjelljen tonë, përgjegjësinë, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës, ne kontribuojmë në përfundimin e kësaj vale në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Filipçe.

Theksoi se në sallën “Boris Trajkovski” filloi imunizimi i popullatës, posaçërisht i punonjësve në infrastrukturën kritike.
“Dje, janë vaksinuar rreth 2500 qytetarë dhe sistemi i imunizimit vazhdon në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për kategorinë e moshës së qytetarëve mbi 77 vjeç. Siç vijnë vaksinat për të plotësuar këto dy sisteme, kufijtë e moshës do të ulen. Qytetarët e rritur do të thirren përmes mjekëve të familjes, ndërsa përmes sistemit të caktimi dhe regjistrimit në institucione do të rritet numri i qytetarëve që do të vaksinohen në sallën “Boris Trajkovski”. Numri optimal që duam të arrijmë është që të kemi rreth 7.000 qytetarë të vaksinuar në ditë. Mund të rritet, por po shkojmë hap pas hapi. Sidoqoftë ky është një sistem i ri dhe ne duam që ai të funksionojë mirë. Dje nuk kishte asnjë problem dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, shtoi Filipçe.

Ai theksoi se rreth 13 mijë qytetarë janë vaksinuar deri dje dhe përveç dy rasteve të kolapsit, të cilat nuk janë të lidhura me vaksinën, por me siguri bëhet fjalë për druarje ose sulme paniku, këtu në sallën “Boris Trajkovski”, efekte tjera të padëshiruara nuk ka.

Advertisement

Lidhur me deri tani të vaksinuarit, ministri tha se nuk ka rekomandim se diçka duhet bërë pas vaksinës së marrë, si parandalim ose disa kontrolle.

Ai dje informoi se nga të dhënat, me të cilat deri tani disponohet, mbi 90 për qind nga të gjithë punonjësit shëndetësorë, të cilët punojnë me kovid-19, tanimë janë vaksinuar dhe rivaksinuar. Theksoi rreth 20 për qind të qytetarëve tanimë të caktuar nuk paraqiten në pikat për vaksinim.
Lidhur me vaksinimin e pjesëtarëve të MPB-së dhe Armatës, Filipçe tha se ka pasur interes të madh dhe në pajtim me vaksinat në dispozicion, grupe prioritare në Armatë dhe në polici do të jenë ata të cilët janë më të eksponuar dhe kanë më shumti kontakte gjatë ditës.

Ai theksoi se në institucionet tjera paraqiten të punësuar mbi 50 vjeç, të cilët kanë komorbiditete të caktuara dhe ashtu janë rekrutuar të paraqiturit nga MPPS, të punësuarit në kopshte për fëmijë, nga MASH – arsimtarët e klasës së parë deri të tretë.
Përveç disa nga informatata në rrjetet sociale, Filipçe tha se deri tani nuk kanë parë fushatë të fuqishme kundër vaksinimit.

“Apeloj që qytetarët të jenë të vetëdijshëm se kjo është arma e vetme me të cilën ne do ta ndryshojmë fotografinë për pandeminë. Jo vetëm tek ne, gjithkund në botë. Të gjitha vaksinat janë të sigurta. Aty, ku ka ndryshime, jemi të kujdesshëm dhe presim rekomandime dhe mendime adekuate, dhe kjo është e vetmja gjë që mund ta bëjmë që ta ruajmë shëndetin tonë”, tha Filipçe. Në spitalet e vendit janë të shtruar në spitale 1744 pacientë me kovid dhe ka rreth 230 shtretër spitali të lirë. Në repartet infektive në Shkup trajtohen 692 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me KOVID-19. Në qendrat kovid në qytete të tjera, trajtohen gjithsej 1052 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus, kryesisht në Prilep 145, në Strumicë 116, Ohër 105, Veles 103, në Kumanovë dhe Shtip 93 dhe Kavadar 73 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid- që nga fillimi i epidemisë në vend është 136,426, I të shëruarve 111,139, ndërsa 4,022 kanë vdekur. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 647.559 teste për Kovid-19

Advertisement
Advertisement

You May Also Like