Siguria në komunikacion ishte tema kryesore e të ashtuquajturit forum rrugor që u organizua pasi 22 vjeçarja Frosina Kullakova e humbi jetën në mënyrë tragjike. Sipas ekspertit të komunikacionit Kërsto Mungovski, ka më shumë sfida – transporti jofunksional publik por edhe mundësia që të miturit të marrin patentë shoferi për çka ligji parasheh bashkudhëtar me të gjatës vozitjes. Forumin e vizituan pak qytetarë, por prania e policisë ishte e dukshme. Pjesë e të pranishmëve shprehën revoltin e tyre edhe për vendimet e gjyqësorit. Në tribunë të partisë ministri i brendshëm Pançe Toshkovski me kritika ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, duke vlerësuar se ka drejtësi selektive. Njëkohësisht ai e komentoi aksidentin te Strazhë që e shkaktoi Zoran Milevski – Kiçeec. Sipas Toshkovskit, sistemi për shkelje në trafik është jo funksional ndërsa tejkalimin e problemit e sheh në projektin “Safe City” dhe kamerat mbikëqyrëse.
“Kafeneja, alkooli dhe vetura nuk shkojnë bashkë”, drejtësi për Frosinën duhet të ketë!
Advertisement
Advertisement
Advertisement