Ish drejtori i Zonës Zhvillimore Industriale dhe Teknologjike 3, Jovan Despotovskin ka hedhur poshtë si të pavërteta informacionet se ai është arrestuar gjatë ditës së sotme, transmeton TV21.
“Në lidhje me informacionet të cilat janë paraqitur në publik për gjija arrestimin tim, dua ta informoj publikun se të gjitha dyshimet për një aktivitet të tillë, janë të pasakta. Informacioni i publikuar nga një pjesë e mediave e konsideroj si të qëllimshëm dhe apo të paqëllimshëm për ta dezinformuar publikun. Për momentin, i ndërmarr të gjitha hapat ligjore të nevojshme për mbrojtjen e nderit dhe imazhit tim”, thuhet mes tjerash në demantin e Despotovskit.
Më tej shton se ai vazhdon të jetë i qasshëm për institucionet dhe mediat siç ka bërë deri më tani.