“Josanksionimi është rezultat i tre pushteteve” – edhe gjykatësit kërkojnë ndryshime sistematike për siguri

Gjykatës nga Gjykata penale Shkup shprehin ngushëllime për jetën e humbur dhe e mbështesin nevojën për ndryshime sistematike për rritjen e sigurisë. Në lidhje me aktvendimin gjyqësorë të pavlefshëm thonë se prokurori publik nuk ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim por vetëm për aktvendimin. “Pyetja është a mund të hiqet edhe paraburgimi tjetër para instancave më të larta gjyqësorë duke pasur parasysh praktikën e deritanishme gjyqësore, rekomandimet e Strazburgut dhe Bashkësisë ndërkombëtare, se paraburgimi nuk guxon të shfrytëzohet si dënim”. Gjykata nga mediat ka mësuar se i akuzuari edhe paraprakisht ka pasur aksident në trafik gjë që nuk është proceduar deri te gjykata. “Mossanksionimi në shoqërinë tonë nuk është gjeneruar vetëm nga pushteti gjyqësorë, por është problem i të tre pushteteve” përfundojnë Gjykatësit e Gjykatës Penale, transmeton TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *