Joe Biden vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Administrata e presidentit, Joe Biden vendosi të enjten sanksione të reja ndaj Rusisë dhe dëboi personelin diplomatik në një përgjigje të ndërhyrjeve në zgjedhje dhe sulmeve kibernetike.
“Presidenti Biden nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv sanksionesh që siguron autoritete për të demonstruar vendosmërinë e Administratës për t’iu përgjigjur dhe parandaluar fushatën e plotë të veprimtarive të huaja të dëmshme të Rusisë”, tha Shtëpia e Bardhë në një njoftim për shtyp.
Si pjesë e njoftimit, SHBA-ja emëroi zyrtarisht Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Ruse si forca që qëndron pas sulmit SolarWinds që preku qeverinë federale dhe pjesët e gjera të sektorit privat, transmeton Telegrafi. Këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan tha për CNN-ën se qëllimi i Bidenit është “të japë një përgjigje të konsiderueshme dhe të besueshme, por jo të përshkallëzojë situatën”.
Biden beson se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin duhet të mbajnë një takim “për të diskutuar të gjitha çështjet me të cilat përballen marrëdhëniet tona”, tha Sullivan.
Administrata e Bidenit gjithashtu ka vendosur ta mbajë ambasadorin amerikan të emëruar nga ish-presidenti Donald Trump me punë në Moskë, John Sullivan. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like