Japoni : Dy avionë u përplasën në pistë

Estimated read time 1 min read

Dy avionë All Nippon Airways janë përplasur sot në një incident të vogël në pistën e aeroportit që ndodhet midis prefekturave Osaka dhe Hyogo në Japoninë perëndimore, por askush nuk u lëndua, raporton Kyodo japonez.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:10 të mëngjesit me orën lokale në terminalin e brendshëm të Aeroportit Itami, tha Kansai Airports.

Ky, sipas shkrimeve, është incidenti i tretë në aeroportet e Japonisë në janar të këtij viti.

Dy javë më parë pati një përplasje mes dy avionëve pasagjerësh, kur një avion i Koresë Airlines u përplas me një aeroplan të Cathay Pacific Airways në aeroportin New Chitose në ishullin verior japonez të Hokkaido.

Advertisement

Në fillim të janarit, një avion pasagjerësh dhe një avion i Rojes Bregdetare u përplasën në Japoni. Të gjithë 379 personat në bordin e avionit JAL u evakuuan në mënyrë të sigurtë, ndërsa pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit më të vogël të Rojës Bregdetare vdiqën.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like