Ja sa miliona euro i përfitoi Maqedonia nga ndërrimi i letërnjoftimeve

Deri më tani qytetarët e RMV-së kanë harxhuar mbi pesë milionë euro për të zëvendësuar dokumentet personale me emrin Maqedonia e Veriut. Por, ndryshimet në ligjin për letërnjoftimet, me të cilat do të jetë i detyrueshëm ky vendim, priten për miratim në Kuvend prej më shumë se një viti. Ndonëse nuk kanë hyrë në fuqi, qytetarët në periudhën nga korriku i vitit 2021 deri në fund të vitit 2023 kanë nxituar të zëvendësojnë 1.007.885 letërnjoftime nga “Republika e Maqedonisë” në “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Letërnjoftimet do të jenë të vlefshme edhe pas datës 12 shkurt

Nga frika se do të mbeten pa dokumente të vlefshme, qytetarët kanë nxituar muajt e kaluar të marrin letërnjoftime të reja. Kjo krijoi një presion të madh në pikat e Ministrisë së Brendshme, ku ka turma si për aplikim ashtu edhe për marrjen e dokumenteve të gatshme. “Ministria e Brendshme shfrytëzon të gjitha lehtësirat që qytetarët të pajisen me dokumente personale. Krahas punës së rregullt me ​​termin, kemi bërë të mundur edhe fotografimin për dokumente personale pa termin në SP Prolet. Sa i përket marrjes së dokumenteve tashmë të kompletuara, sportelet punojnë edhe në fundjavë dhe këtë e bëjmë të ditur përmes mediave, në mënyrë që qytetarët të informohen se kur dhe ku mund të marrin dokumentet”, tha MPB për DW.

Advertisement

Ndonëse fillimisht u bënë apele për zëvendësimin e dokumenteve deri në mes të shkurtit, pas nismave për shtyrjen e afatit për të shmangur turmat e mëdha dhe zhgënjimet në repartet e pasaportave, Ministria e Punëve të Brendshme “u dorëzua”. Letërnjoftimet me “Republikën e Maqedonisë” të cilave nuk u ka skaduar afati do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas datës 02.12.2024, pasi që Ligji për letërnjoftim ende nuk është ndryshuar.

Advertisement
Advertisement